Këngëtarja e famshme tregon arsyen banale pse pinte alkool
Këngëtarja angleze Ellie Goulding, ka bërë disa pretendime të çuditshme mbi ‘lifestyle’-in e saj.
Ajo ka deklaruar se pinte pije alkoolike vetëm që të dukej më interesante dhe atraktive.
Goulding shtoi se ishte përpjekur të përshtatej me jetën dhe të ishte në qendër të vëmendjes, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
“Më duhej të isha një person i rremë për t’u marrë me situatën surreale në të cilën ndodhesha,” tha ylli i muzikës pop.
Martesa e saj me Etonian Caspar Jopling në gusht të këtij viti, vazhdoi ajo, i kishte ndihmuar në qetësimin e emocioneve të saj.
“Me Casparin u ndjeva më e qetë,” tha Ellie.
Ellie Goulding është këngëtare britanike 32 vjeçare, aktive në muzikë që prej 10 vjetësh. /Periskopi