Këngëtarja e famshme operohet, detyrohet të mos këndoj për një kohë
Miley Cyrus do të jetë në heshtje për disa javë pasi i’u nënshtra një operacioni në kordonin e zërit.
Këngëtarja 26-vjeçare zbuloi se ajo kishte një problem me kordat e saj vokale, kur u shtrua në spital për bajamet në muajin e kaluar, shkruan Indeksonline.
Miley pas operacionit, do të jetë “disa javë në heshtje”.
Vetëm disa javë më parë, Miley shprehu se do të merrte pushim nga të kënduarit dhe tani e dimë pse.
Sipas një burimi ajo është “duke u bërë mirë dhe do të kthehet më mirë se kurrë, në fillim të vitit të ardhshëm”.