Këngëtarja Dafina Aliu me interpretim të fuqishëm nderon epopenë e UÇK-së

Këngëtarja e re Dafina Aliu lansoi sot intepretimin e saj të këngës së njohur “Jakup Ferri”, duke rikthyer vëmendjen tek rezistenca shqiptare nga pushtuesit sllavë nëpër shekuj, pikërisht për nderë të përvjetorit të shënimit të epopesë së UÇK-së.
Aliu lansoi klipin e interpretimit të fuqishëm të kësaj kënge heroike, të xhiruar tek Kalaja e Artanës. Aktori Ismet Azemi shihet teksa personifikon figurën e Jakup Ferrit në video klip.
Për më tepër dëgjojeni interpretimin e kësaj kënge nga këngëtarja Dafina Aliu, në videon e mëposhtme.