Këngëtari i infektuar me koronavirus flet nga karantina
Këngëtari nga Gjakova, Muhamet Sejdiu, ka thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore, pasi rezultoi pozitiv me koronavirus (COVID-19) më 17 mars.
Ai tha se sot është më mirë, falë stafit të mjekëve në Klinikën Infektive në QKUK.
“Mirë mirë, sot më mirë duke iu falënderu stafit të mrekullueshëm heronjve në Spitalin e Prishtinës këtu në repartin e Infektives”, tha Muhameti në një linjë direkte në RTV21.
Ai shtoi poashtu se se kjo është sprovë që mundet t’i ndodhë çdokujt.
“Më ka ndodhë mua bashkë me shoqen tem po. Isha jashtë, në Gjermani, në Turqi, si unë më çdo javë. Çdo vikend në udhëtime. Jam kthy me datën 9 dhe kam pas probleme si grimë njëherë, po se kam marr me mend se e kam këtë grip. Pastaj e kam kontaktu Dr.Salihin m’tha eja menjëherë bëjë analizën dhe më dul pozitiv”, tha Muhameti.
Ai pati një lutje për gjithë popullin që mos të bëjnë panik.
Ndryshe duhet përkujtuar që me të shfaqur koronavirusi në Kosovë, Qeveria ndërmori masa shtesë në mënyrë që të parandalohet.
Qytetarët këshillohen të qëndrojnë më të mbyllur nëpër shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me njëri-tjetrin, të mos frekuentojë vende ku mund të preken nga virusi dhe të mos bëjnë panik, por të kujdesen.