Këngëtarët me koncert humanitar për Eda Loshin
Një koncert humanitar do të mbahet për të ndihmuar vogëlushen Eda Loshi e cila po përballet me një sëmundje të rëndë.
Ky është njoftimi:
Të dashur përkrahës të aksionit humanitar për Eda Loshin
Ju njoftojmë që me datë 21.11.2019 në Studio 21 mbahet mbrëmje humanitare për Edën, e cila është organizuar nga Unioni i Studentëve të Akademisë Evolucion, e mbështetur nga udhëheqësit dhe stafi i kësaj Akademie.
Eda Loshi, në vitin 2016 është diagnostifikuar me SMA (Spinal Muscular Atrophy). Kjo është një sëmundje gjenetike që shkakton çrregullim neuromuscular progresiv ku preken qelizat nervore që kontrollojnë muskujt (motoneuronet).
Trajtimi i vetëm i kësaj sëmundje deri më tani është preparati Nusinersen (Spinraza), e krijuar nga kompania bioteknologjike Biogen. Kjo është terapia e parë dhe e vetme e aprovuar nga FDA në dhjetor të vitit 2016. Cmimi i këtij mediakmenti është shumë i lartë.
Trajtimi me këtë medikament duhet të fillohet sa më heret që është e mundur me 4 doza fillestare (12 mg/5 ml), në ditën zero, 14, 28 dhe 63. Pastaj vazhdohet doza mbajtëse çdo 4 muaj deri në përmirësimin e gjendjes.
E vetmja shpresë që të arrijmë këtë qëllim jeni ju, njerëz të vullnetit të mirë. Bashkë me ju mund të ja dalim në këtë rrugëtim.
Keni falenderime të përzemërta nga Eda e vogël dhe Familja Loshi.
Raiffeisen Bank Kosova
Njomza Rukovci
Llogaria bankare: 1501140001210485
SWFT code: RBKOXKPR
Për donacione nga jashtë Kosovës
IBAN: XK051501140001210485