Këngën e re të Ledri Vulës askush nuk do ta dëgjonte po të mos ishte për klipin

Këngën e re të Ledri Vulës askush nuk do ta dëgjonte po të mos ishte për klipin

Duken të mbaruara e të largëta ditët kur Ledri Vula na jepte vargje e metafora të mirë menduara si ”s’jena t’njëjtin nivel, gipserat ankohen se ku m’shkelë mu koma mo bari nuk del.”

Në ditët e sotme, Ledri Vula i ka të gjitha predispozitat e një reperi që i ka humbur identiteti, shkruan Periskopi.

E vështirë ta përcaktojmë zhanrin e tij, pasi duket se ai është tunduar nga këngët ‘ekzotike’ verore në stilin pop R&B dhe të mirat materiale që sjellin këto projekte boshe pasi, ej, të gjithë duan të dëgjojnë këngë të thata artistikisht e ritmike teksa pinë nga një mohito në plazh, sesa diçka të mirë-shkruar e menduar që atakon audiencën e atyre që e vlerësojnë artin e njëmendtë, e që dikur e kishin përkrahur Vulën të krijonte famën që e ka sot.

Para albumit të fundit, në fakt, kishim harruar kur e kishim dëgjuar Ledrin duke u munduar të bëjë hip-hop të njëmendtë.

Sidoqoftë, kur të gjithë po prisnim që ai të vazhdonte me projekte të tilla që sado pak ta rikthente dinjitetin e tij, ai kthehet me një këngë si kjo që sapo doli ‘Don Mo’, e cila thjesht është mungesë respekti për fansat e hip-hopit të mirëfilltë, përmes të cilëve atij iu hapën të gjitha dyert e mundshme.

”Ti mos m’thuj që ti nuk m’don mo, don mo, veç pse ke ni që unë jom nxon, jom nxon” – sinqerisht plako, do të na thuash me fytyrë serioze se këtë gjë do të vazhdosh ta bësh në të ardhmen?!

”Hej çika mia, mia, mia, qiti qato syza se po dokësh si Khalifa,” duhet të jetë një prej tentativave më të dështuara për metaforë që kemi dëgjuar ndonjëherë.

Dhe jo, aspak nuk jemi kundër muzikës ritmike e komerciale, kur është e punuar mirë e, të paktën, kur artistat mundohen të sjellin paksa vargje më ‘slick’.

Përshembull, e vlerësojmë Ledrin e vargjeve si ”kur ma pa Rollin, e harroi Exin (Rolex), une ja çova shishe ajo e shtini dreqin blla blla, look at that (AS)S-Class e ka Mercedesin,” por kjo e reja nuk është ajo që do të dëshironim ta dëgjonim, apo jo?

Në fakt, po të mos ishte videoja, ku paraqitet në mënyrë glamuroze Morena Taraku, vështirë se dikush do ta dëgjonte këtë projekt, që i bie se kjo këngë këqyret, nuk dëgjohet.

Përndryshe, Vula raportohet se paguhet rreth 10 mijë euro për një natë performance, andaj është thjesht jo etike të mos mundohet fare të sjellë materiale paksa më të punuara, se sa thjesht projekte të thata, pa kurrfarë substance, duke kënduar për gjëra me të cilat mund të mishërohet vetëm një grumbull tinejxherësh ndoshta. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: