Këngë e re nga Era Istrefi, Buta pjesë e projektit?
Era Istrefi është lajmëruar nga studio muzikore.
Era Istrefi pas një kohe të gjatë pa risi, duket se shumë shpejt do vjen me një projekt të ri muzikor, por pyetja shtrohet se cili është ndikimi i Butës këtu, shkruan lajmi.net.
Reperi dhe këngëtarja kanë publikuar nga një foto me njëri-tjetrin në profilet e tyre në Instagram, duke treguar se diçka e madhe po vjen.
Buta para pak jave kishte hapur një studio profesionale ku artistët mund të finalizojnë projektet nga teksti deri tek videoklipi, dhe kjo shton dyshimet nëse ‘Z.ndejnja’ do jetë pjesë e projektit të këngëtares, apo vetëm do ndihmoj në prodhimin e tij.