Kënga e Shakirës ku tallet me Piquen thyen rekordin në Youtube (Video)
Një këngë e re e ashpër nga Shakira, në të cilën ylli kolumbian tallet me ish-partnerin e saj Gerard Piqué, ka regjistruar më shumë se 63 milionë shikime në YouTube në 24 orë, duke e bërë atë këngën e re latine më të ndjekur në historinë e platformës.
Shakira dhe Pique, i cili luajti futboll për Barcelonën, Manchester Unitedin dhe kombëtaren spanjolle, u ndanë vitin e kaluar pas më shumë se një dekade dhe kanë dy fëmijë. Ish-qendërmbrojtësi 35 vjeç, që atëherë ka filluar një lidhje me një grua 23-vjeçare, Clara Chía, shkroi TheGuardian.
Në një bashkëpunim me producentin argjentinas dhe DJ Bizarrap, Shakira këndon: “Unë vlej dy 22-vjeçare”, duke shtuar: “Ti këmbeve një Ferrari me një Tëingo [Renault]/Ti këmbeve një Rolex për një Casio”.
Krahas referencave kritike për Piqué dhe të dashurën e tij të re, Shakira përmend vjehrrën e saj, mediat dhe problemet e saj të vazhdueshme me autoritetet spanjolle të të ardhurave, të cilët pretendojnë se ajo nuk ka paguar 14.5 milionë euro taksa.
“Më ke lënë me vjehrrën si fqinje, me shtypin në derë dhe një borxh taksash”, këndon ajo.
Deri të premten në mëngjes, kënga kishte mbledhur më shumë se 63.5 milionë shikime në YouTube, duke u bërë videoklipi i ri muzikor latin më i ndjekur në historinë e platformës dhe duke bërë tituj në mbarë botën.