Kënga e Mozzik po bën namin, Fifi ka diçka për t’i thënë për tekstin

Kënga e Mozzik po bën namin, Fifi ka diçka për t’i thënë për tekstin

Sapo ora shënoi 00:00, Mozzik publikoi projektin e tij të ri të titulluar “Zemra ime”, për të cilin kishte lajmëruar edhe më herët.

Në videoklip, reperi shfaqet në burg teksa i këndon dashurisë së tij të vetme, duke i thënë të mos mërzitet që ai ndodhet pak larg.

Gjithashtu, Mozzik i tregon dashurisë së jetës së tij se është i vetmi që e do kaq shumë.

Kënga na emocionoi të gjithëve dhe s’po ndalojmë dot së bëri replay!

Për këtë këngë, të cilën fansat mendojnë se i dedikohet Loredanës, edhe Fifi ka shprehur publikisht vlerësimin e saj.

Ajo e ka shpërndarë këngën e Mozzik në InstaStory, duke shkruar një mesazh për kolegun e saj.

“A e dini pse ndihem mirë kur dëgjoj prej meshkujve këto tekste? Se kuptoj që akoma është dikush që shqetësohet për zemrën e një femre! Vëlla të dua”- shkruan Fifi krahas videos, duke lënë të kuptohet se është prekur shumë nga teksti i Mozzik.

 

Shpërndaje në: