Kënga e Bebe Rexhës më e mira e dekadës
Bebe Rexha po dëshmon se është ndër më të mirat në skenën e muzikës.
Bebe Rexha në vitin 2017 kishte publikuar këngën ‘Meant to be’ e cila deri më tani ka arritur gati një miliardë klikime në Youtube, shkruan lajmi.net.
Por suksesi i kësaj kënge nuk është vetëm kaq, ajo ka qëndruar në krye të listës ‘Billboard’ më shumë se 50 javë tanimë dhe e njëjta është zgjedhur më e mira e dekadës në zhanrin ‘country’.
Ky projekt i hapi këngëtares më shumë dyer në muzikë, pasi ajo mori shumë vlerësime pozitive nga fansat por edhe nga kritikët.