Këndorja e skuadrës gjermane është aq e çuditshme sa që ka shkuar viral
Të nxjerrësh më të mirën nga një ndërprerje është shumë e rëndësishme në futboll.
Këndoret, veçanërisht, u japin skuadrave mundësi të mira shënimi, transmeton Periskopi.
U jep mundësi skuadrave që të shtyjnë futbollistë në zonën kundërshtare dhe të përpiqen të shënojnë.
Tradicionalisht, skuadrat thjesht vendosin disa lojtarë në zonë dhe shpresojnë që dikush ta arrijë krosimin me kokë.
Pikërisht këtë e vëri skuadra nga liga e dytë gjermane, Karlsruher SC, në fundjavë në ndeshjen kundër Jahn Regensburg.
Mirëpo, nuk ishte aq e thjeshtë.
Skuadra gjermane ka shkuar viral pasi demonstroi një rutinë tejet bizare në këndore.
Një prej futbollistëve të Karlsruher u pozicionua në zonën e rrezikshme, derisa gjashtë futbollistë të tjerë u rreshtuan jashtë zonës.
Pa pritur, pas një sinjali, të gjashtë futbollistët vrapuan në zonë.
Topi u krosua dhe Crhistoph Kobald pati një mundësi të artë për të shënuar, por goditja e austriakut përfundoi mbi portë. /Periskopi.com/
??? https://t.co/WG5z0tGFg5 pic.twitter.com/pPsuEC25N5
— Carl Carpenter (@C_Carpenter14) February 7, 2021