Këndi i jashtëzakonshëm i golit absolutisht drithërues të Burak Yilmazit që mund t’ia ketë fituar Lilles titullin
Lille bëri një hap të madh drejt triumfit në garën për titull në Ligue 1 të premten mbrëma, derisa çmontoi rivalin e përbetuar Lensin.
Skuadra e Christophe Galtierit tash ka katër pikë më shumë se rivali më i afërt, transmeton Periskopi.
Dhe këtë e arriti falë fitores 3-0 mbrëmë.
Burak Yilmaz shënoi dy herë, duke e dërguar totalin sezonal të golave në 15, me Jonathan Davidin që realizoi golin tjetër në pjesën e dytë.
Sidoqoftë, goli i dytë i Yilmazit erdhi në minutën e 40-të, nga një distancë e jashtëzakonshme, teksa lansoi një goditje të pandalshme që përfundoi në pjesën e epërme të portës.
Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/
KRAL BURAK YILMAZ!
GALTIER’IN ÖPÜCÜĞÜ! pic.twitter.com/WWkgpdIzIz— Emir Ateşdağlı (@emiratesdagli) May 7, 2021