Këndellet Liverpooli, fiton me vështirësi dhe me dyshime (VIDEO)

Periskopi.com Sporti

Liverpool ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme sa i përket luftës për titull, pas humbjes nga Manchester City ditë më parë.

‘Të Kuqtë’ kanë mposhtur Brighton në udhëtim me rezultat minimal.

Dominimi sigurisht që ishte në anën e skuadrës së Jurgen Klopp, që nuk u ndalën duke sulmuar në 45 minutat e para, por mbrojtja vendase ishte për t’u lavdëruar.

Megjithatë, rasti më i dyshimtë i ndeshje vije në minutën e 50-të kur Salah rrëzohet në zonë dhe gjyqtari jep penallti për Liverpool.

Ky episod vendosi edhe ndeshjes, pasi sulmuesi egjiptian u tregua i saktë nga pikë e bardhë, dhe kësisoji arriti në kuotën e 14 golave në Premier Ligë.

Liverpool mbetet lider me 57 pikë, teksa Brighton në vendin e 13 me 26 pikë. /Periskopi

Shpërndaje në: