Ken Spears krijuesi i ‘Scooby-Doo’, ndërron jetë në moshën 82 vjeçare

Ken Spears krijuesi i ‘Scooby-Doo’,  ndërron jetë në moshën 82 vjeçare

Ken Spears, i njohur më së miri si bashkë-krijuesi i serialit të animuar “Scooby-Doo”, ka vdekur.

Djali i tij, Kevin, ka konfirmuar lajmin për Variety dhe The Hollywood Reporter që Spears ka vdekur të premten nga ndërlikimet që lidhen me demencën e trupit Lewy, shkruan Fox News.

“Ken gjithmonë do të kujtohet për punën e tij, dashurinë dhe besnikërinë ndaj familjes”, ka thënë Kevin Spears. “Ken nuk ka bërë gjëra të bukura vetëm për familjen, por ai ka prekur të gjitha si krijues i Scooby Doo. Ishte një model për gjithë jetën dhe ai do të vazhdojë të jetojë në zemrat tona”.

Sipas Variety, Spears ka lënë pas dy djem, Kevin dhe Chris, i njëjti krijoi filmin ‘Scooby Doo, Where Are You’ në vitin 1969 së bashku me Joe Ruby.

Dyshja e famshme po ashtu kanë krijuar edhe “Dynomutt” dhe “Jabberjaw” për CBS dhe Hanna-Barbera, ndësa Joe Ruby ndërkohë vdiq në gusht në moshën 87 vjeçare.

Shpërndaje në: