”Këmishë dhe pantallona të shkurtër” 5 shembuj kombinimesh për të qenë gjithmonë moderne dhe shik

”Këmishë dhe pantallona të shkurtër” 5 shembuj kombinimesh për të qenë gjithmonë moderne dhe shik

Kombinimi pantallona të shkurtra –këmishë i jep përgjigje menjëherë pyetjes që i bëjmë çdo ditë vetes: çfarë të vesh? Në fakt bëhet fjalë për një kombinim praktik që u përshtatet pushimeve, daljeve në qytet dhe mjafton të mbështeteni në modelet e duhura dhe t’i kombinoni me aksesorë e duhur. Nga kombinimet ‘easy chic’ deri tek ato  ‘Saint Tropez’  me kuadrate Vichy dhe këmishë që lidhet para. Më poshtë do të gjeni 5 ide për të eksperimentuar me këtë kombinim.

1.Pantallona të shkurtra ngjyrë kaki dhe këmishë me vija

Një kombinim i thjeshtë, por shumë shik, perfekt për të udhëtuar ose për të shëtitur në qytet. Mund të kombinohen me një palë espadrillas dhe një çantë verore si ajo me thekë.

2. Pantallonta të shkurtra xhins dhe këmishë me printe

Pantallonat e shkurtra xhins kombinohen praktikisht me gjithçka, nga body-t, tek këmishat e bardha. Ne po jua propozojmë në versionin etno-shik të kombinuara me një këmishë me printe ekzotike. Një byzylyk me guaska do të ishte perfekt për të plotësuar këtë kombinim.

3.Pantallona model ‘bermuda’ dhe këmishë pa mëngë

Pantallonat model bermuda janë rikthyer duke dominuar tendencat e stinës së nxehtë. Nëse zgjidhni një palë të bardha, mund t’i kombinoni me një këmishë pa mëngë me printe gjethesh, një palë sandale me gisht dhe një palë syze me lente jeshile të errët për një qasje ‘safari’.

 

4. Pantallona të shkurtra me kuadrate ‘Vichy’ dhe këmishë që lidhet para

Nëse jeni fanse të stilit francez, kombinimi i pantallonave me kuadrate Vichy nuk duhet të mungojë në dollapin tuaj. Mund ta kompletoni look-un me një palë balerina.

5. Pantallona të shkurtra stil çiklist dhe këmishë ‘oversize’

Nuk mund të mungonin në këtë listë pantallonat aq të dashura dhe të urryera stil çiklisti të cilat janë kthyer fuqishëm në modë pas shumë vitesh harresë.  Tendencat e kërkojnë  që ato të kombinohen me këmishën e duhur e cila do të ishte  mira të kishte një prerje mashkullore. Një palë sandale me takë të trashë do t’i rrinin shumë mirë këtij kombinimi.

Shpërndaje në: