Kelmendi: Ka kursidje nëpër ndeshje, duhet kryer hetime
Kryetari i Këshillit Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport, prokurori Besim Kelmendi, ka deklaruar në Sportin Total se në ndeshjet e vendit ka kurdisje të ndeshjes, kryesisht në xhirot e fundit.
Kelmendi ka deklaruar se ka informacione nga burime për këtë dukuri negative, derisa thotë se ka kërkuar që të marrin pjesë në ndeshje ku ka pasur dyshime për kurdisje.
“Po më vjen mirë që Ballkani ka nisur këtë letër, po presim t’u drejtohet Prokurorisë ose Këshillit që të paraqet çdo provë apo dyshim që ka në lidhje me këtë që është shkruar letra. Nëse ka prova do nisim fillimin e hetimeve, për çfarëdo dyshimi që ka për kurdisje apo dyshime të tilla A janë të vërteta mbetet të shihet pas hetimit për t’u bërë aktakuzë”, ka deklaruar Kelmendi.
Prokurori ka shtuar që pjesëmarrjet e tyre nëpër ndeshje janë të shpeshta, në forma të ndryshme, me qëllim të zbulimit të kurdisjeve të tilla. Kelmendi ka potencuar se në ndeshjet e Kosovës ka pasur edhe aktakuzë ndaj ndeshjeve të kurdisura.