Kelmendi: Çdo barazim i Fatonit dhe Radoiçiqit i shkon për shtati vetëm Serbisë
Moderatori Adriatik Kelmendi ka bërë thirrje që mos të krahasohet Faton Hajrizi me terroristin Milan Radojiçiq.
Kelmendi përmes një postimi në Faceboo, ka shkruar se Fatoni ka qenë një kriminel recedivist i thjesht, që ka kryr krime në Kosovës.
Ndërsa për Radojiçiqin, Kelmendi ka thënë se ai ishte nënkryetar i një partie politike, është stërvitur nga strukturat shtetërore në Serbi dhe ka hyrë me grup të organizuar terroristësh dhe të armatosur rëndë me qëllim pushtimin e një pjese të Kosovës.
Postimi i plotë:
Mos e krahasoni Faton Hajrizin me Milan Radoiçiqin.
Fatoni ka qenë kriminel recedivist i thjeshtë, që ka kryer krime në Kosovë, ka ikë nga burgu dhe e ka vrarë një polic në Serbi rastësisht.
Milani ka qenë nënkryetar i një partie politike, i cili është stërvitur nga strukturat shtetërore në Serbi dhe ka hyrë me grup të organizuar terroristësh dhe të armatosur rëndë me qëllim pushtimin e një pjese të Kosovës.
Fatonin e ka ndjekur shteti i Kosovës për ta arrestuar. Milani ka gëzuar mbështetjen dhe mbrojten e shtetit të Serbisë, si hero.
Çdo barazim i Fatonit dhe Radoiçiqit i shkon për shtati vetëm Serbisë dhe është kundër interesave të Kosovës.