Kelmendi: 393 mijë euro po bëhen rrush e kumbulla veç pse Agim Veliut iu ka tekë me u bë ministër
Qytetarët e Podujevës së shpejti pritet që të shkojnë në zgjedhje të parakoshme për ta zgjedhur të parin e komunës, shkruan Periskopi.
Agim Veliu i cili mbante pozitën e kryetarit të kësaj komune për vite tëra, me të ardhur LDK në qeverisje, është emëruar Ministër i Punëve të Brendshme.
Gazetari Adriatik Kelmendi, nëpërmjet një reagimi në Facebook, 393 mijë euro aq sa do t’i kushtojnë KQZ-së zgjedhjet në këtë komunë, i vlerëson si shpenzim të kotë për zgjedhjet në Podujevë.
Shkrimi i plotë:
Qitjani lapsin. 393 mijë euro të buxhetit do të bëhen rrush e kumbulla veç pse Agim Veliut ia ka tekë të bëhet ministër dhe Podujeva të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Ma mirë t’i kishin bërë nja 5 koordinatorë nacionalë, sa rrogat e tyre për 4 vjet mandat, po i bjen përafërisht. ?