Kek me kakao dhe dardha për 5 minuta

Kek me kakao dhe dardha për 5 minuta

PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 26CM:

150g miell misri i bluar imët 100g niseshte 80g kakao e hidhur 260g sheqer 50g mjaltë 5vezë 70g gjalpë i tretur (i ftohur) 1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16g) 4 dardha 1 majë thike kripë

PËRGATITJA:

Ndezim furrën me 180°c.

1. Në robot rrahim për 10 minuta vezët, sheqerin, mjaltin dhe kripën. Shtojmë me sitë kakaon, niseshtenë dhe sodën, shtojmë miellin e misrit, gjalpin, dhe tani i përziejmë me kujdes me spatul.

2. Shtojmë te brumi dardhët e qëruara dhe të prera në kubikë jo shumë të vegjël dhe i përziejmë me spatul. Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell orizi dhe e pjekim për 50 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e thatë.

Shpërndaje në: