Kek me dardhë dhe çokollatë

Kek me dardhë dhe çokollatë

PËRBËRËSIT: 5 dardha, 3 vezë, 150 g sheqer, 100 ml vaj, 1 fryrës ëmbëlsirash me vanilje, 100 ml qumësht, 250 g miell, 50 g kakao, 100 g copëza çokollate.

PËRGATITJA: Ndezim furrën në temperaturën 180 gradë. Në tas përziejmë me rrahësen e vezëve me dorë miellin, kakaon dhe fryrësin e kekut. Ndërkohë, në një tas tjetër rrahim vezët me sheqerin derisa të dyfishojnë vëllimin, shtojmë vajin dhe e përziejmë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. Më pas hedhim te tasi me vezë miellin që përziem në fillim, duke alternuar me radhë pak miell dhe pak qumësht. Presim dy dardha në kubikë dhe bashkë me copat e çokollatës i shtojmë te brumi. Pasi të shtrojmë një letër furre në tavë hedhim brumin dhe sipër tij vendosim dardhat e mbetura të prera përgjysmë. E pjekim në furrë për 40 minuta.

Shpërndaje në: