KEDS i thotë popullit të lajë pjatat pas orës 22:00

KEDS i thotë popullit të lajë pjatat pas orës 22:00

KEDS i ka treguar popullit se larja e pjatave shkakton harxhime të konsiderueshme e shpesh të panevojshme të energjisë elektrike.

Kjo kompani kishte pasur vërejtje edhe për mënyrën se si qytetarët e Kosovës e harxhojnë rrymën përmes bojlerit, dhe i cili harxhonte gati gjysmën e energjisë së përgjithshme elektrike për një familje.

Enëlarësja i harxhon diku 7.8 për qind të faturës mujore, përcjell Periskopi.

KEDS ka porositur popullin që të zvogëlojë harxhimet e rrymës duke mos e lëshuar enëlarësen pa qenë e mbushur, si dhe duke e lëshuar pas orës 22:00 [kur fillon tarifa e ulët].

Për më shumë:

/Periskopi

Shpërndaje në: