KB Trepça identifikon tifozët problematikë përmes kamerave, i paraqet në Polici
Pas instalimit të kamerave në palestër klubi basketbollistik Trepça ka njoftuar se ka identifikuar disa tifozë që kanë hedhur gjësende në parket.
Klubi mitrovicas publikoi një video ku shihet një tifoz duke gjuajtur diçka në parket.
Trepça ka njoftuar se emri i këtij tifozi dhe të tjerëve që bëjnë gjeste të tilla do të dërgohen në Polici.
“Nga tipa të tillë, qe në numër janë shumë pak, klubi po dëmtohet shumë”, thuhet ndër tjera në njoftimin e tyre.
Probleme të tilla ka pasur shumë këtë sezon. Trepça është skuadra e vetme që i ka të instaluara kamerat, ndërsa Federata e Basketbollit e Kosovës ka kërkuar që të gjitha palestrat të pajisen me kamera.
Pas instalimit të kamerave ne palestren tonë, kemi idenifiku disa përsona qe kan hudhë gjësende në parket. Në videon e mëposhtme është personi i parë i cili ka hudhë në ndeshjen e fundit, qe për klubin është i njoftur me emer dhe mbiemer, por kësaj rradhe nuk po e publikojmë. Emri i përsonit në fjalë dhe të tjerëve do të dërgohet në polici.
Nga tipa të tillë, qe në numër janë shumë pak, klubi po dëmtohet shumë.
Posted by KB TREPÇA on Saturday, January 21, 2023