KB Prishtina me dizajn të ri të fanellave, i bën me shqiponjë
Klubi i Basketbollit Prishtina ka paraqitur sot një dizajn të ri të fanellave të tyre.
KB Prishtina është e njohur për fanellat e tyre bardhekaltër por duket që ata kanë zgjedhur që të bëjnë një ndryshim të ri kësaj here, duke punuar një dizajn të fanellave me ngjyra kuq e zi, ku në mes është flamuri kombëtarë.
“Si brend sportiv Sigal Prishtina gjithmonë ka bërë krenarë tifozët shqiptarë anë e mbanë botës me të arriturat dhe sukseset e saj”, thuhet fillimisht në këtë postim të KB Prishtina.
“Prishtina përherë ka qenë shtëpi për talentët shqiptarë nga të gjitha trojet. Tek Prishtina të gjithë ndihen mirë si shqiptarë, pavarësisht se ku kanë lindur. Edhe këtë sezon shqiptarë nga shtete të ndryshme mbrojnë ngjyrat ⚪🔵 të klubit. Ngjyrat bardhekaltër nuk janë të vetmet që përfaqësojmë, prandaj edhe kemi vendosur me krenari që njëra fanellë t’i kushtohet identitetit tonë shqiptar 🔴⚫.”
Krejt në fund, KB Prishtina ka shkruar së është vizion i klubit që sa më shumë shqiptarë të luajnë për Prishtinën dhe sa më shumë talentë shqiptarë të ju bashkohen atyre.