KB Prishtina bëhet me trajneri të ri, zyrtarizon lituanezin Urbonas
Klubi i Basketbollit Prishtina ka emëruar kryetrajnerin e ri, lituanezin Zydrunas Urbonas.
Lajmin e ka konfirmuar klubi më i trofeshëm i basketbollit në Kosovë përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare.
“Trajneri i njohur lituanez dhe ish-lojtari i shumë ekipeve të njohura lituaneze, Zydrunas Urbonas i është bashkuar klubit më të madh shqiptar” – thuhet ndër tjerash në njoftimin e Prishtinës.Urbonas ka karrierë të bujshme në kampionatin elitar lituanez me ekipin e Juventus Utena.
Kujtojmë se vetëm një ditë më parë, Blerand Stavileci u zgjedh kryetar i klubit të Prishtinës për katër vitet e ardhshme.