Katrahurë në Hungari – pesë pilotë dalin nga gara si pasojë e kushteve atmosferike
Gara për Çmimin e Madh të Hungarisë në Formula 1 nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe krejt kjo si pasojë e kushteve jo të mira atmosferike.
Problemet klimatike janë kthyer në një problem global tashmë, me disa vende që po përballen me zjarre të mëdha, kurse në anën tjetër, në Hungari shiu ka zbehur edhe garën e Formula 1.
Kushtet atmosferike vështirësuan shumë pistën dhe si pasojë pesë pilotë kanë dalë nga gara, përfshirë emra si Charles Leclerc, Norris, Valtteri Bottas, por edhe Perez e Stroll.
Valtteri Bottas takes out both Red Bull drivers on lap 1, officially securing his seat with Mercedes for 2022.pic.twitter.com/mu1eLcpxBB
— Joe Pompliano (@JoePompliano) August 1, 2021
Ishte Valtteri Bottas i Mercedes ai që hapi telashet më të mëdha, duke larguar nga gara Sergio Perez, Lance Stroll, Charles Leclerc, por edhe veten e tij, përcjell Periskopi.
Një rol të rëndësishëm këtu luan edhe fakti se të gjitha praktikat e kryera para së dielës, pilotët i kanë bërë në kushte tjera atmosferike, ku temperaturat ishin të larta.
Kujtojmë se edhe në garën e Silverstone situat ishte rënduar gjatë garave, pas përplasjes mes Hamilton dhe Verstappen – aksident ky që bëri bujë të madhe. /Periskopi.com/