Katër vendet ku jetojnë njerëzit më jetëgjatë; Shkencëtari përpilon 10 rregullat e arta që ndjekin ata
TË GËZONI SHËNDET TË PLOTË PAS TË 100-AVE? Po, çdokush mundet, por duhet të ndjekë një regjim ushqimor sipas një plani të mirëpërcaktuar. Kjo është sfida kundër kohës, që ka ndërmarrë shkencëtari Valter Longo, i njohur për studimet e efekteve të dietës në shëndetin dhe jetëgjatësinë e njerëzve. Plani nutricional i propozuar nga professor Valter Longo është bazuar në studime dhe intervista me njerëzit që kanë kaluar mbi një shekull jetë dhe gjithçka është publikuar në librin e tij bestseller “Dieta e jetëgjatësisë”. Ky libër përmban mbi 200 receta tipike rajonale, një regjim që përmbledh ushqimet dhe shijet e një kuzhine të thjeshtë, por shumë të pasur, dhe këshilla thelbësore për mirëqenien
Këto janë 10 “urdhëresat” e shkencëtarit
Ndiqni një regjim vegan
Ndonëse Valter Longo, mbështet regjimin vegan, ai thekson se dieta duhet të jetë e pasur me prodhime deti. Konsumoni sa më shumë açuget, sardelet dhe shmangni peshqit me përmbajtje të lartë të merkurit.
Llogaritni sasinë e proteinave
Konsumoni afërsisht 0.8 gram për një kilogram të peshës trupore. Kjo sasi duhet të rritet pas të 60-ave, që të mos humbisni masën muskulore.
Reduktoni yndyrën dhe sheqerin industrial
Shtoni yndyrat e mira dhe karbohidratet komplekse.
Trupi ka nevojë për të gjitha lëndët ushqyese
Dieta duhet të përfshijë proteina, acide yndyrore esenciale (Omega 3 dhe Omega 6), minerale, vitamina dhe sheqerna natyrale.
Hani gatime shtëpie
Shmangni sa më shumë vaktet e konsumuara jashtë ose përpiquni të merrni me vete ushqimin e gatuar në shtëpi. Zgjidhni produktet e sezonit dhe gatuani pjata tradicionale për të marrë të gjitha lëndët ushqyese nga produktet më të mira që rriten në vendin tuaj.
Nëse jeni mbi peshë, duhet të konsumoni vetëm dy vakte
Për shembull, nëse hani një mëngjes të pasur, duhet ta mbyllni ditën vetëm me një vakt tjetër dhe zëmër të varfër në kalori.
Ushqehuni brenda 12 orëve
Është më mirë të hani brenda maksimumi 12 orësh, për shembull, nëse e konsumoni mëngjesin në orën 8, vakti i fundit duhet të konsumohet në orën 20:00.
Mos mbani dieta, por regjim
Ky propozim nuk nënkupton ndryshime rrënjësore në dietën e dikujt. Për shembull, nuk është nevoja të reduktoni me tepri karbohidratet, por të përqafoni zakone të shëndetshme të të ushqyerit.
Masni peshën trupore dhe perimetrin e belit
Te gratë, perimetri i belit nuk duhet t’i kalojë 88 centimetrat, kurse te meshkujt 102. Një bark i shëndoshë mund të jetë tregues i diabetit, tensionit të lartë, problemeve kardiovaskulare dhe kolesterolit të lartë.
Mbani dietën 5 ditore “Mima-Digiuno”
Dieta e propozuar mund të ndiqet me cikle të rekomanduara çdo 1-6 muaj, sipas nevojave tuaja dhe nën mbikëqyrjen mjekësore. LIVING