Katër ushtrime që mund t’i bëni çdo mëngjes në shtëpi
Muskujt e shpinës janë “forcuesit” më të rëndësishëm natyralë të kurrizit, të cilët ndihmojnë qëndrim të drejtë, stabilitet gjatë lëvizjes dhe lehtësojnë kryerjen e aktiviteteve fizike.
* Shtrijuni dhe tendoseni sa më shumë që mundeni pjesën e sipërme të trupit nga prapa (si në foto). Përsëriteni tendosjen në tri seri prej 15 ushtrimeve, pastaj duart bashkoni pas qafe dhe gradualisht ngrijeni pjesën e sipërme të trupit.
* Derisa qëndroni shtrirë në stomak, duart lakojini në bërryl, ballin vëreni në mes shuplakave. Në mënyrë alternative ngrini njërën këmbë, pastaj tjetrën – dhe përnjëherë të dyja. Tërë këtë kombinim përsëriteni 10 herë.
* Shtrijuni në bark, duart i shtrini pranë trupit. Shuplakat mbështetni në dysheme. Njëkohësisht ngrini dhe shtrini pjesën e sipërme të trupit, duart dhe këmbët, dhe kthehuni në pozitën fillestare.
* Është shumë me rëndësi që pas ushtrimit t’i bëni sërish ushtrimet e tendosjes dhe të relaksimit të muskujve, për të bërë një relaksim të përgjithshëm.
2. Për muskujt e stomakut
Gjatë viteve kjo pjesë e trupit lëshohet, andaj duhet të jeni tepër këmbëngulës në ushtrime që sërish të kini stomak të rrafshët dhe të bukur.
* Ekzistojnë shumë ushtrime për stomak të rrafshët. Shtrijuni në dhe ngriheni vetëm pjesën e sipërme të trupit, ndërsa pjesa e poshtme të jetë e puthitur për dysheme.
* Bëjeni një seri ushtrimesh në atë mënyrë që të ngrini pjesën e poshtme të trupit, ndërsa e epërmja të mbetet rrafsh dhe në gjendje të qetë. Njëra nga mundësitë është edhe “vozitja e biçikletës” në ajër apo seria e ushtrimeve e ngritjes së pjesës së sipërme të trupit në drejtim të këmbës tjetër. Në fund shtrijuni anash dhe në mënyrë alternative ngrini këmbën e sipërme, pastaj ndërrojeni anën dhe përsëriteni ushtrimin me këmbën tjetër, transmeton Telegrafi.
3. Argëtimi në krahë
Të gjithë e dimë se më së vështiri është t’ia fillosh ushtrimeve. Mirëpo, nëse fillimin e kuptoni si argëtim të mirë, ndoshta pas një kohe do t’ju pëlqejë.
* Ekspertët e fitnesit thonë se çdo ushtrim është i dobishëm vetëm nëse ju paraqet edhe kënaqësi. Nëse bëni pjesë te ata dembelët, të cilët në mëngjes vështirë zgjohen, ju propozojmë të ushtrinë të shtrirë në çarçafë.
* Pas ose para ushtrimeve të barkut, sipas dëshirës, argëtohuni duke ngritur këmbët dhe duke shtrirë trupin sa më shumë që mundeni. Kombinoni ushtrimet duke e hedhur këmbët mbi kokë, pastaj njëherë njërën e njëherë tjetrën, vozitni biçikletën në ajër.
4. Nxisni muskujt e thellë
Ushtrimi në top mund të jetë shumë argëtues dhe i dobishëm. Meqë topi nuk është stabil, duke ushtruar në të i kundërviheni gravitacionit dhe në atë mënyrë i angazhoni shumë muskujt e brendshëm stabilizues. Forcimi i këtyre muskujve mund të ndikojë në mënyrë preventive në lëndimet e shpinës, gjunjëve, nyjave të krahëve.
* Ulja në top aktivizon punën e muskujve të shpinës dhe të barkut. Në këtë mënyrë do të nxisni qëndrimin e drejtë dhe vertikal.
* Argëtohuni duke kërcyer mbi top dhe nxisni shkrirjen e kalorive të tepërta.
* Është me rëndësi madhësia e topit, sepse kur uleni në të, ijët dhe gjunjët duhet të jenë në shkallën prej 90 gradësh. Personave të cilët janë të gjatë deri në 165 cm u nevojitet topi me perimetër 55 cm; atyre nga 165 deri në 180 cm perimetri i topit prej 65 cm, ndërsa atyre mbi 180 cm topi prej 75 cm.