Katër të lënduar si pasojë e një aksidenti në Kçiq të Mitrovicës
Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Mitrovicë – Prishtinë.
Në këtë aksident i cili ka ndodhur rreth orës 14:00 në fshatin Kçiq, janë përfshirë dy vetura.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Aksident trafiku me lëndime, shkaktuar rreth orës 14:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ne segmentin rrugorë në fshatin Kçiq. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar katër persona”, ka potencuar ai.