Katër simptomat më të zakonshme të tumorit në tru

Katër simptomat më të zakonshme të tumorit në tru

Tumoret e trurit shfaqen në forma dhe madhësi të ndryshme, kështu që simptomat e tyre ndryshojnë gjithashtu.

Është e rëndësishme të njihen simptomat edhe pse ato shpesh janë të paqarta. Kjo është arsyeja pse ju duhet t’i kushtoni vëmendje disa prej tyre. Simptomat mund të ndryshojnë nga personi në person, por dallimi është intensiteti.

1. Sulmet

Rreth 60 për qind e pacientëve me tumore të trurit kanë të paktën një sulm, ndërsa tumori rritet dhe pengon aktivitetin normal të tij. Ashtu si tumoret, edhe sulmet vijnë në një shumëllojshmëri formash, duke filluar nga ngërçi në gjithë trupin deri te problemet me një pjesë të fytyrës.

2. Ndryshimet në kujtesë

Tumoret mund të shkaktojnë vrima latente, eventualisht të shkurta, si dhe problemet në të folur. Mund të ketë humbje të kujtesës dhe vështirësi me aftësi motorike siç është shkrimi.

3. Dobësia e muskujve

Nëse ndieni një humbje të fuqisë, dobësi ose ngurtësi në duar, këmbë ose fytyrën tuaj që zgjat pak më shumë, duhet të kontaktoni mjekun tuaj.

4. Dhimbje koke

Nëse keni dhimbje koke që shfaqet ose përkeqësohet gjatë një periudhe më të gjatë kohore, sigurohuni që të vizitoni një mjek, veçanërisht nëse ndodh kur të ngriheni në mëngjes. Dhimbjet e kokës mund të jenë të rënda.

Këtu është e rëndësishme të theksohet se këto simptoma nuk duhet të lidhen me tumorin, por me ndonjë gjendje tjetër shëndetësore. /Periskopi/

Shpërndaje në: