Katër simptomat e mungesës së magnezit në organizmin tuaj
Magnezi është një mineral që është një element biologjik jashtëzakonisht i rëndësishëm në trupin tonë.
Është i nevojshëm sepse merr pjesë në sigurimin e energjisë së nevojshme për qelizat tona, po ashtu është i nevojshëm për aktivitetin dhe ekuilibrin e sistemit nervor.
Ka një efekt relaksues, qetësues dhe redukton nervozizmin e nervave dhe muskujve, redukton sekretimin e adrenalinës dhe është efektiv në lehtësimin e ngërçeve dhe tensionit.
Mungesa e magnezit është e zakonshme. Por, si do ta kuptoni që e keni këtë problem?
Këto janë katër simptomat më të rëndësishme:
Një person i shëndetshëm duhet të ndihet gjithmonë mirë, jo vetëm fizikisht por edhe mendërisht. Nëse ju mungon magnezi, ai do të ndikojë edhe në psikikën tuaj, kështu që mund të përjetoni stres, ankth dhe depresion.
Një nga pasojat më të rrezikshme të mungesës së magnezit është kalcifikimi i arterieve. Nivelet e ulëta të magnezit çojnë në këtë gjendje dhe shkaktojnë probleme koronare, duke përfshirë sëmundjet e zemrës.
Sulmi në zemër është dukshëm më i zakonshëm te njerëzit që vuajnë nga mungesa kronike e magnezit.
Ngërçet e muskujve ndodhin kur një muskul tkurret në mënyrë të pakontrolluar, gjë që shpesh është pasojë e mungesës së magnezit. Domethënë, sa më pak magnez të marrë trupi, aq më shumë oksigjen i nevojitet indit muskulor për çdo lloj aktiviteti fizik.
Problemet me kockat janë një tjetër simptomë. Për të stimuluar përthithjen e kalciumit që marrim përmes dietës, trupi ynë ka nevojë për vitaminë D, dhe ajo mund të “aktivizohet” dhe të kryejë funksionin e saj vetëm nëse ka mjaftueshëm magnez.