Katër simptoma që nuk duhen injoruar gjatë ciklit menstrual
Ndoshta disa prej jush nuk ju intereson nëse periodat vonohen, megjithatë, janë disa simptoma të cilat nuk duhet të injorohen kurrsesi. Vonesa e periodave ose probleme të tjera menstruale, si gjakderdhja e madhe, mund të jenë shenja të diçkaje më serioze. Këta “flamuj të kuq” tregojnë se është koha të lini një takim me gjinekologun.
Vonesë të ardhjes së ciklit menstrual
Nëse cikli menstrual ju është vonuar 2 herë ose më shumë (dhe e dini se nuk jeni shtatzënë), kjo mund të ketë ndodhur për një sërë arsyesh jo fort të mira.
Shkaktarët mund të jenë: çrregullimi hormonal, probleme me tiroidet, e keni tepruar me stërvitjen ose dietën apo stresi ose menopauza e parakohshme. Nëse cikli vonohet, në pjesën e brendshme të mitrës mund të fillojnë të formohen qeliza jo normale, një gjendje potencialisht parakanceroze, thotë Sharon Mass, një asistent profesor klinik obstetrikë dhe gjinekologjik në “Universitetin e Mjekësisë dhe Stomatologjisë” së New Jersey.
Në këtë rast, përveç kontrollit të legenit, mjeku duhet t’ju rekomandojë të bëni edhe analiza gjaku për të kontrolluar nivelet e hormoneve, për ndonjë sëmundje të tiroideve, sindromën policistike të vezoreve (gjendje që shkaktohet nga nivelet e larta të androgjenit ose hormoneve mashkullore) dhe menopauzë të parakohshme.
Dhimbje intensive të papritura ose përkeqësim të tyre
Nëse nuk mund t’i duroni më dhimbjet dhe doni vetëm që të vdisni në ato momente apo të hiqni vezoret në mënyrë kirurgjikale, mund të jeni duke vuajtur nga endometrioza.
Endometrioza është një gjendje në të cilën qelizat që rriten brenda mitrës fillojnë të rriten edhe jashtë, duke shkaktuar kështu dhimbje të shumta të legenit.
Njolla midis periodave
Nëse keni hemorragji të vogël mes periodave, kjo mund të jetë krejtësisht normale (veçanërisht nëse ju pini pilula të kontrollit të shtatzënisë), por gjithashtu mund të duhet të kontrolloheni tek doktori. Kjo mund të nënkuptojë se ju keni një cist në mitër apo polip, tumor fibroz, një infeksion si vaginoza bakteriale.
Gjakderdhje të rënda ose perioda që zgjasin më shumë se 10 ditë
Çfarë është “gjakderdhje e rëndë”, saktësisht? Në thelb, në qoftë se ju nxirrni jashtë përdorimit një tampon në një orë ose më pak, ju jeni një kandidate. Kjo mund të sinjalizojë një problem mjekësor, të tilla si tumor fibroz, polipe ose endometrioza, në të cilin indi nga veshja e brendshme e mitrës rritet në sipërfaqe të saj, kjo mund të shkaktojë edhe anemi, shpjegon Nanette Santoro, profesoreshë dhe drejtuese e obstetrikës dhe gjinekologjisë në Universitetin e Kolorados në Denver.