Katër shenja që tregojnë se nuk jeni të shëndetshëm

Katër shenja që tregojnë se nuk jeni të shëndetshëm

Disa simptoma të cilat shfaqen herë pas here tek ju, mund të lajmërojnë për shumë gjëra. Madje ato shpesh dinë të tregojnë edhe nëse ju nuk jeni të shëndetshëm.

Këto janë disa nga shenjat se ju nuk jeni edhe aq të shëndetshëm

Flokë të thinjura para moshës 40 vjeçare

Kjo dukuri zakonisht konsiderohet si çështje gjenetike dhe se i ndodh çdo personi në një periudhë të jetës së tyre.

Por, nëse 50 për qind të flokëve i keni të thinjura dhe jeni më të rinj se 30 vjeç, atëherë menjëherë vizitoni doktorin sepse mund të keni diabet.

Pjesa e bardhë e syve

Është rregull i thjeshte që pjesa e bardhë e syve duhet të qëndroj e bardhë.

Veç mungesës së gjumit dhe të ftohtit, sytë mund të detektojnë shumë probleme në trup.

Nëse pjesa e bardhë e syve mban ngjyrë të kuqe, atëherë mund të jeni në rrezik nga hipertensioni.

Ndërsa nëse pjesën e bardhë të syve e keni të verdhë, atëherë mund të jetë shenjë e verdhëzës apo problemeve ne mëlçi.

Qafë e ënjtur

Nëse qafën e keni të ënjtur, menjëherë konsultohuni me një doktor!

Kushtoni vëmendje të veçantë pjesës së përparme të qafës, pasi që mund të tregojnë për problemet tiroide që janë shumë të zakonshme te femrat e moshës 20 deri 50 vjet.

Këmbë të ftohta

Duke pasur parasysh që këmbët janë pjesa më e largët nga zemra, ato zakonisht janë të ndërlidhura me sëmundje kardiovaskulare.

Sëmundja e Reynald është sëmundje e cila i ngushton venat në duar, gishtërinj, hundë dhe vesh, e kjo është arsye se përse këmbët mund të qëndrojnë të ftohta.

Shpërndaje në: