Katër rastet nga takimi me Kamerunin: Gol i parë, huqja e Vergas, penallti për Zvicrën që nuk e dha gjyqtari dhe rasti i Seferovic
Zvicra e ka fituar takimin e parë të Botërorit të Katarit 2022 ndaj Kamerunit me golin e Embolos.
Zvicra në shumë raste që kishte për shënim, fitoi tre pikë pas një pasimi të bukur nga Xherdan Shaqiri për Embolon që ishte i pagabuar nga afërsia, shkruan Periskopi.
Goli i Embolos erdhi në minutën e 48’të të takimit, por Zvicra nuk u ndal për as edhe një qast.
Rast tjetër për gol e kishte edhe Ruben Vergas në minutën e 67’të të kësaj sfide që e shpërdori atë, kur goditja e tij u ndal nga portieri Onana.
‘Helvetët’ vazhuan tutje me epërsi prej një goli deri në minutën e 83 kur menduan se fituan një penallti, pasi mbrojtësi i Kamerunit shihet në video që preku topin me dorë, por njëjtë nuk mendoi gjyqtari kryesor i takimit që lejoi që loja të vazhdonte.
Por, nga të gjitha këto raste, sulmuesi i Zvicrës, Seferovic në minutat e fundit të duelit ishte vetëm me portierin Onana, kur goditjen e tij e ndali si për çudi mbrojtësi i Kamerunit në momentin e fundit.
Kujtojmë se me këtë fitore prej 1:0, Zvicra aktualisht ndodhet në vendin e parë të grupit G’ me Serbinë dhe Brazilin që luajnë sonte nga ora 20:00./Periskopi/