Katër rastet e Lukakus ndaj Kroacisë që të gjithë u shokuan që topin nuk përfundoi në portë
Ka përfunduar takimi mes Kroacisë dhe Belgjikës, duel ky në kuadër të rundit të fundit të fazës së grupeve në Botëror.
Kroacia ka arritur të kualifikohet tutje në Botëror pasi brazoi me Belgjikën pa gola në një ndeshje mjaft të vështirë e me shumë raste për shënim nga të dyja Kombëtaret.
Me 5 pikë nga vendi i dytë, Kroacia kualifikohet në 1/8 e finales së Botërorit.
Por, fajin si duket mbi supe për dështimin e Blegjikës e ka marr sulmuesi Lukaku i cili kishte katër raste të 100 për qinda për gol, por që nuk arriti t’i realizoi.
Madje ai pas ndeshjes u pa në lot, pasi nuk arriti që ta dërgoi tutje Kombëtaren e tij.
Shikoni katër rastet e tij me video: