Katër persona të lënduar nga një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”

Katër persona të lënduar nga një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Suharekë-Duhël, saktësisht në kilometrin 41.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve, një Audi A3, ngjyrë e zezë, me targa vendore, dhe një kamionetë Mercedes, ngjyrë e gjelbër, mercedes.

Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë transportuar me autoambulancë për trajtim mjekësor. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje per te kryer hetimet për shkaqet e aksidentit

“Policia e Kosovës rikujton të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shtojnë kujdesin, veçanërisht në autostrada dhe rrugë me frekuentim të lartë. Respektoni shpejtësinë e lejuar Mbani distancën e sigurisë Mos drejtoni automjetin nën ndikimin e alkoolit apo lodhjes. Përdorni rripat e sigurisë Mos perdorni telefonin gjate vozitjes Çdo veprim i pakujdesshëm mund të ketë pasoja të rënda për jetën dhe sigurinë e të gjithëve”, ka thënë Hoxha.

Shpërndaje në: