Katër persona të lënduar nga aksidentin mes katër veturave në pjesën e autostradës Veternik-Bresje

Katër persona të lënduar nga aksidentin mes katër veturave në pjesën e autostradës Veternik-Bresje

Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në hyrje të Fushë Kosovës përkatësisht në pjesën e autostradës Veternik – Bresje, ku katër persona janë lënduar.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku thanë se katër vetura janë përfshirë në aksident dhe se 4 persona kanë mbetur të lënduar.

“Policia, rreth orës 17:00, është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, pjesa Veternik-Bresje. Njësia policore njofton se në aksident janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e këtij aksidenti, deri tani, është raportuar për katër persona të lënduar, derisa lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe emergjenca për trajtim të procedurave të mëtejme”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: