Katër persona intervistohen nga policia në lidhje me incidentin në lagjen e Boshnjakëve

Katër persona intervistohen nga policia në lidhje me incidentin në lagjen e Boshnjakëve

Lagjja e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës është bllokuar për pak minuta.

Kjo pasi që persona të panjohur kanë shpërthyer gomat e disa veturave, në mesin e tyre edhe ato me tabela të Serbisë, e po ashtu edhe kanë vendosur ‘stikera’ në një përmendore të UÇK-së.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, ka thënë për IndeksOnline se lidhur me këtë rast, katër persona janë shoqëruar në stacionin policor dhe janë duke u intervistuar nga policia.

Shpërthehen disa goma dhe vendosen stikersa në një shtatore të UÇK-së në veri të Mitrovicës, ndërhyn policia

Shpërndaje në: