Katër ndeshje pa fitore, Juventus sonte triumfon bindshëm – mposht Spezian
Pas katër ndeshjeve pa fitore, Juventus më në fund ka arritur të arkëtojë pikë të plota në shtëpi ndaj Spezias, duke fituar 3-0.
Alvaro Morata në minutën e 62-të hapi serinë e golave pas një asistimi të Federico Bernardeschi.
Ndërsa, epërsinë e dyfishoj Federico Chiesa, duke shënuar një gol mjaftë të bukur me thembër.
Cristiano Ronaldo shënoi në minutat e fundit të ndeshjes për t’i dhënë epilogun përfundimtar këtij takimi.
Pas kësaj fitore, Zonja e Vjetër tani ka 49 pikë dhe është shtatë pikë larg vendit të parë.
Spezia në anën tjetër humbi një penallti në sekondat e fundit të ndeshjes.