Katër mënyra për të grimuar sytë tuaj në mënyrë profesionale

Katër mënyra për të grimuar sytë tuaj në mënyrë profesionale

Me pak këshilla dhe shumë pak mund, ju mund të arrini dukjen perfekte. Nuk keni nevojë të jeni grimere profesionale, me këshillat që do t’iu prezentojmë tani ju do të nxirrni më të mirën nga aftësitë tuaja.

Luga e plastikës

Mund t’iu duket e çuditshme mirëpo, sapo ta provoni do të ndërroni mendje. Përdorni një lugë të plastikës gjatë aplikimit të maskarës në qerpikët e poshtëm. Krejt çka ju duhet të bëni është t’a vendosni lugën nën qerpik dhe t’a aplikoni maskarën, kjo metodë do t’iu ndihmoj të evitoni shpërndarjen e ngjyrës së zezë nën sy, por, gjithashtu do t’iu jap qërpikëve një pamje shume më të trashë.

Ngjitësi i letrës

Me ngjitësin e letrës ju do të jeni një profesioniste në aplikimin e vijës së zezë në sy. Vendosni një pjesë të vogël të ngjitësit në pjesën e fundme të syrit dhe pastaj aplikoni vijën e zezë. Në këtë mënyrë ju do të fitoni një vijë të drejtë dhe formën që ju dëshironi.

Hijëzimi i syrit

Për të arritur një pamje profesionale dhe natyrale të hijëzimit të syrit, duhet të kemi kujdes të veçantë tek vendosja e hijeve. Ngjyrat e lehta duhet të aplikohen në këndin e brendshëm të syrit, në pjesën qëndrore të syrit, dhe në pjesën fundore nën vetull, si në foton e më poshtëme. Pasi t’a keni shpërndarë me kujdes ngjyrën e lehtë, ju mund të shtoni ngjyrën tuaj të preferuar sipër, e gjithë kjo do të krijoi një përzierje të një trajtshme dhe natyrale.

Bëni që sytë tuaj të duken më të mëdhenjë

Nëse nuk keni pasur një laps ngjyrë lëkure deri tani, duhet t’a keni një në kozmetikën tuaj. Me aplikimin e këtij lapsi në pjesën e brendshme të syrit, ju do të krijoni një pamje të një syri më të zgjeruar. Në foton e më poshtme mund t’i vëreni dallimet dhe mënyrën se si lapsi ngjyrë lëkure bën diferencën duke i’u japur syve tuaj një pamje mahnitëse.

Shpërndaje në: