Katër llojet e miqve që ju nevojiten në jetë
Përgjatë jetës ju e kuptoni se disa prej njerëzve që i takoni e që duan të jenë miqtë tuaj, nuk janë faktikisht lloji i duhur i njerëzve me të cilët dëshironi të rrini tërë kohën.
Kjo është një gjë e mirë për ta pranuar, pasi që zakonisht është një lloj i njerëzve që është vetëm për ju.
Më poshtë janë disa prej llojeve të njerëzve që duhet t’i keni në jetën tuaj tërë kohën!
Miqtë komikë
Ky lloj i miqve është posaçërisht për t’ju bërë të qeshni e të qeshni.
Ata zakonisht gjejnë mënyra më të mira për t’ju ndihmuar të qeshni dhe ta shijoni jetën çdo sekondë.
Ndonjëherë ky lloj i miqve ju ndihmon se si ndonjëherë nuk duhet ta merrni çdo gjë me seriozitet dhe të argëtoheni më shumë.
Miqtë terapeutikë
Ky lloj i miqve shërbejnë si terapist për streset emocionale.
Ata janë të aftë t’jua dëgjojnë sekretet më të thella e më të errëta pa ju gjykuar ndonjëherë.
Miqtë optimistë
Ky lloj i miqve ju ndihmon të motivoheni. Zakonisht këta shok/shoqe ju inkurajojnë dhe gëzohen për sukseset që i korrni.
Miqtë që ju mësojnë
Këtij lloji të miqve iu pëlqen të japin këshilla të mahnitshme dhe ta ndajnë mençurinë me tjerët.
Gjithmonë ka hapësirë për të mësuar më shumë, e prej këtyre miqve mësoni shumë.