Katër kosovarë kapen duke kaluar ilegalisht kufirin me Serbinë

Katër kosovarë kapen duke kaluar ilegalisht kufirin me Serbinë

Një veturë me targa të Serbisë u ndalua nga Policia e Kosovës në Leposaviq, e katër kosovarë dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi.

Policia e Kosovës njoftoi se rasti ka ndodhur të mërkurën, e të dyshuarit janë verifikuar për s’kanë rezultuar si persona të kërkuar. Me urdhër të prokurorit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “kalim i paautorizuar i kufirit”.

“Policia gjatë patrullimit ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë ku ishin katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët dyshohet se ilegalisht kanë kaluar kufirin Republika e Kosovës – Serbi dhe anasjelltas. Të njëjtit janë verifikuar por nuk kanë rezultuar si persona të kërkuar. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e plotë.

Shpërndaje në: