Katër klube të Serie A e duan Edon Zhegrovën

Katër klube të Serie A e duan Edon Zhegrovën

Edon Zhegrova është njëri prej sensacioneve të futbollit evropian në këtë edicion.

Ylli kosovar është bërë njëri prej lojtarëve më të mirë në futbollin francez dhe paraqitjet e tij brilante s’kish se si të mos iu binin në sy klubeve të mëdha evropiane.

Mediat italiane raportojnë se janë katër klube italiane që e pëlqejnë “Messin e Kosovës”.

Në ditët e fundit, Juventusi duket të jetë klubi më i interesuar për 25 vjeçarin, por prapa nuk mbetet as Roma, e cila e do në kryeqytet futbollistin e Lillet.

Ndërkohë, Milani është duke e vëzhguar qe një kohë të gjatë ish-futbollistin e Baselit, i cili edhe vetë e ka shfaqur publikisht simpatinë që e ka për Kuqezinjtë.

Një tjetër faktor që mund të ndikojë që Zhegrova të përfundojë në “San Siro” është trajneri Paulo Fonseca, pasi të dy kanë punuar bashkë në Francë.

Përfaqësuesin kosovar e pëlqen edhe Napoli pasi trajneri Antonio Conte ka simpati të madhe për lojën e tij.

Zhegrova do ta ketë mundësinë t’i tregojë vlerat e tij pikërisht sonte në Itali, kur të përballet me Bolognën në Ligën e Kampionëve.

Edoni i ka shënuar 8 gola në këtë sezon në të gjitha garat, prej tyre 4 në Champions dhe 4 në Ligue 1.

Vlera e kartonit të futbollistit më të mirë shqiptar të momentit sipas “Transfermarkt” është 25 milionë euro.

Atë e pëlqejnë edhe klubet angleze dhe ato gjermane, ndërsa ëndërr e fëmijërisë së Zhegrovës është Barcelona.

Shpërndaje në: