Katër gabimet që bëni kur ekspozoheni në diell
Në stinën e verës nevojitet kujdes i veçantë për lëkurën, për shkak se rrezet e diellit bëjnë që lëkura të thahet më shpejtë, e si pasojë lëkura dehidrohet, i humbet elasticiteti dhe butësia që ka.
Shumë nga ne përfundojnë me të djegura dhe shenja në lëkurë, e për t’iu shmangur këtyre gjërave aspak të këndshme, sidomos kur jemi duke pushuar, ne do i’u njohim me gabimet më të shpeshta që bëjmë kur ekspozohemi në diell.
Nëse keni menduar se lëkura juaj do i shpëtoj djegies vetëm pse keni pigment më të errët, e keni gabim!
Rrezet UV mund të depërtojnë në të gjitha llojet e lëkurës, kështu që edhe njerëzit me lëkurë të errët kanë nevojë për mbrojtje nga dielli. Koha më e mirë për të filluar mbrojtjen e lëkurës është që në moshë të hershme. Është e domsdoshme që prindërit të mësojnë rëndësinë e mbrojtjes ndaj diellit sepse edukimi i hershëm dhe parandalimi janë çelësi.
Nëse keni menduar se aplikimi i kremit kundër diellit do t’ju mbrojë gjatë tërë ditës, e keni gabim!
Kremi mbrotjës, pa marrë parasysh llojin, duhet të ri aplikohet çdo 2 orë. Studimet tregojnë se shumica e individëve nuk aplikojnë mjaftueshëm krem mbrojtës. Mbrojtja nga rrezet e diellit zbehet brenda pak orësh dhe për këtë arsye duhet të aplikohet çdo 2 orë dhe pas djersitjes ose larjes.
Nëse keni menduar se në ditët me re nuk ju nevojitet kremi mbrojtës, e keni gabim!
Përkundër asaj që besohet masivisht se në ditë me re nuk ka nevojë të mbrohemi nga dielli, qëndron fakti se rrezet UV depërtojnë nëpër edhe përmes reve dhe mund të shkaktojnë dëme duke e plakur lëkurën dhe.
Nëse keni menduar se rrobat do t’ju mbrojnë nga depërtimi i rrezeve të diellit, e keni gabim!
Një bluzë tipike e pamubktë ka faktor mbrojtës me SPF 5, kjo do të thotë që dielli ju kap edhe nëse keni rroba.