Katër futbollistë shqiptarë luajtën në fitoren e Zvicrës kundër Anglisë

Katër futbollistë shqiptarë luajtën në fitoren e Zvicrës kundër Anglisë

Zvicra U-21 shtangu Anglinë U-21 në Europianin e 21-vjeçarëve, duke e mposhtur me rezultatin 0:1. Ky takim u zhvillua në stadiumin e Koperit në Slloveni.

Në këtë përballje tek skuadra helvete u aktivizua plot 4 futbollistë me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për Tomën, Domgjonin dhe Zeqirin që e nisën ndeshjen si titullarë, si dhe Imerin, i cili u aktivizua në minutën e 66-të, duke asistuar në golin e shënuar nga Ndoje në minutën e 78-të.

Kjo ishte sfida e parë e Grupit D ku bëjnë pjesë Zvicra, Kroacia, Portugalia dhe Anglia. Një fitore tepër e rëndësishme kjo për zviceranet e drejtuar nga Lustrineli. 

Shpërndaje në: