Katër ditë para zgjedhjeve Kurti premton grup pune për mbikëqyrjen e punimeve në autostradën dhe stadiumin e Gjilanit

Katër ditë para zgjedhjeve Kurti premton grup pune për mbikëqyrjen e punimeve në autostradën dhe stadiumin e Gjilanit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se do të krijojë një grup punues që do të merret me mbikëqyrjen e punimeve në autostradën e Gjilanit deri të Dheu i Bardhë dhe stadiumit e këtij qyteti.

Këtë e ai e ka bërë të ditur në një postim në Facebook, ku ka shkruar se takimin elektoral që Vetëvendosje ka mbajtur në Gjilan.

Kurti ka përmendur edhe investime të tjera siç është e linja hekurudhore që lidh Gjilanin me Ferizajn e Prizrenin dhe me Bujanocin.

“Mbi 1 miliard euro investime në ushtri dhe 1 miliard euro investime kapitale në vit; Ndërtimin e Autostradës së Gjilanit deri te Dheu i Bardhë dhe Stadiumit të Gjilanit, për të cilat personalisht do të krijoj një grup pune që do të merret ekskluzivisht me mbikëqyrjen e punimeve në këto dy projekte të rëndësishme ashtu që të sigurohemi që ato të përfundojnë sa më parë që është e mundur, e si është më së miri;Projektimin e linjës hekurudhore që lidh Gjilanin me Ferizajn e Prizrenin dhe me Bujanocin;Programin “Anembanë” për transport Publik me 10 euro biletë të integruar mujore për të udhëtuar anembanë Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Shpërndaje në: