Katër artistët shqiptarë, sonte si front i ftohtë në Stamboll

Katër artistët shqiptarë, sonte si front i ftohtë në Stamboll

Artistë të ndryshëm nga Ballkani do të zbarkojnë në Stamboll.

Një ekspozitë synon të sjellë Ballkanin më afër qytetit të bukur të Orhan Pamuk. Titulli i ekspozitës, “Front i Ftohtë nga Ballkani” vjen nga thënia që përdorej dikur për erërat e forta nga Ballkani drejt Turqisë, duke qenë se ato paralajmëronin ardhjen e dimrit dhe ishin era të forta nga malet ballkanike.

Kjo thënie më pas u bë edhe indikatore e ndryshimeve sociale, krahas ngjarjeve turbulente sociale e politike në peninsulën ballkanike.

Maja Bajević, Dimitrije Bašičević – Mangelos, Luchezar Boyadjiev, Yane Calovski & Hristina Ivanoska, Mircea Cantor, Jasmina Cibic, Nemanja Cvijanović, Lana Čmajčanin, Braco Dimitrijević, Goran Djordjević, Vadim Fiškin, Tomislav Gotovac, Ion Grigorescu, Ibro Hasanović, Irwin, Laibach, Vlado Martek, Mladen Miljanović, Ivan Moudov, OHO janë disa prej artistëve pjesëmarrës, që vijnë nga Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Serbia, Sllovenia, Rumania dhe Mali i Zi.

Në ekspozitën që do të hapet sonte në Pera Museum vijnë edhe emrat shqiptarë të artit si Adrian Paci, Anri Sala, Erzen Shkololli e Sislej Xhafa.

Ekspozita është përpjekje për të ekspozuar artin e Ballkanit. Videoja, fotografia, instalacioni e piktura janë disa prej mediumeve në ekspozitë, që synojnë krijimin e një dialogu në mes të artistëve nga Ballkani, që vijnë nga gjenerata të ndryshme dhe sjellin perspektiva të ndryshme para spektatorit të ekspozitës.

Kuratorë të ekspozitës janë Ali Akay dhe Alenka Gegoric. / KultPlus.com/

Shpërndaje në: