Kate Middleton, britanikja me ndikimin më të madh në botën e modës
Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, është ende pjesëtarja e familjes mbretërore me ndikim më të fuqishëm në botën e modës – por Meghan Markle është menjëherë pas saj në vendin e dytë.
Kate, 36 vjeçare, është personi që më së shumti i bind blerësit në SHBA të blenë produkte nga brendet britanike, sipas një raporti të ri.
Ajo ndiqet pas nga Meghan Markle në, vendin e dytë, ndërkaq burrat e tyre, Princi Harry dhe Princi William, janë në vendin e tretë dhe të katërt.
Në anën tjetër, një anketim ka zbuluar se Kate është ‘ikona’ më e pëlqyer britanike në SHBA.
Meghan Markle, Duka i Sussex-it është në vendin e dytë, këngëtarja Adele në vendin e tretë dhe Meghan Markle në vendin e katërt.
Sipas anketimit të kryer nga ‘Brand Finance’s British Luxury’, rezulton që veshja e një produkti nga Kate e rritë dëshueshmërinë te rreth 38% blerës në SHBA.
Në anën tjetër, Meghan Markle e rritë dëshirueshmërinë te blerësit për 35%.