Kate apo Meghan, ja kush është Mbretëresha e Stilit sipas miliona grave nëpër botë
Kur Kate ose Meghan bëjnë një dalje publike, gjëja e parë që komentohet rreth tyre është pamja e jashtme! Flitet për modelin e flokëve, këpucët, fustanin, kurorën e deri tek ngjyra e manikyrit! Veshjet e tyre realizohen nga shtëpitë më të mëdha të modës dhe harxhimet për garderobën janë marramendëse! POR çdokush do të donte të ishte stilisti personal i dukeshave, sepse në këtë mënyrë do të ishte dhe i milionave grave anembanë botës!
Ndonëse jo blogere mode apo influencuese Instagrami, është e pamundur që stili i dukeshës së Kembrixh dhe Sussex mos të kopjohet. POR nëse pyesni veten se kush është mbretëresha e Stilit sipas Lyst, ky “trofe” i shkon Meghan Markle. Platforma e kërkimit të modës analizoi më shumë se 20 milionë kërkime për dy vjet dhe zbuluan se kur është fjala për modën, veshjet e Dukeshës së Sussex janë ato më të kërkuarat.
Në mënyrë të veçantë, Lyst zbuloi se kishte një rritje prej 216 për qind në numrin e njerëzve që kërkonin stilin e Meghanit, krahasuar me një rritje prej 119 për qind në kërkimet për stilin e Kate gjatë së njëjtës periudhë.
Sipas këtij site, veshja që Meghan mbajti në Wimbledon në vitin 2018 ishte outfiti më i pëlqyer dhe i kopjuar.
Pas kësaj vjen veshja metalike, fustan të cilin Meghan e veshi gjatë periudhës së shtatzënisë.