‘Katastrofë ekonomike’ – raporti shqetësues i transferimit të Ramseyt te Juve është i trishtë të lexohet
Aaron Ramsey është kritikuar rëndë në një raport rreth kohës së tij te Juventusi.
Fansat e Arsenalit ishin të frustruar të shihnin largimin e tij në verën e vitit 2019, transmeton Periskopi.
Mirëpo, tash duket dyshuese se Ramsey do ta shijojë suksesin që pritej. Madje, edhe trjaneri aktual Andrea Pirlo do të pajtohej se thjesht gjërat nuk po shkojnë si duhet për Ramseyn në Torino.
Alvise Cagnazzo përpiloi një raport të rëndë të kohës së Ramseyt te Juventusi të hënën, duke cituar se ai është transferimi më i gabuar i klubit në dy vitet e fundit.
Potencohet se Ramsey ka dështuar ta gjejë pozitën e duhur në fushë dhe se paraqitjet e tij gjatë sezonit 2020/21 kanë shkatërruar çdo marrëdhënie me fansat.
Cagnazzo gjithashtu potencon se Ramsey ka pasur vështirësi ta mësojë gjuhën italiane.
Ai gjithashtu është etiketuar si ‘katastrofë ekonomike’, teksa i ka kushtuar Juves 350 mijë euro për çdo paraqitje. /Periskopi.com/