Katari zotëron PSG-në, ankohet presidenti i Federatës Spanjolle: Shtet-klub i rrezikshëm për futbollin
Transferimi i munguar i Kylian Mbappé tek Real Madrid nuk i ka kapërcyer lehtë Javier Tebas, i cili nisi një sulm të ashpër ndaj PSG. “Shtetet-klube janë po aq të rrezikshme për ekosistemin e futbollit sa Super League – shkroi në Twitter presidenti i LaLiga -.
Ne kemi qenë kritikë ndaj Super League sepse shkatërron futbollin evropian dhe jemi po aq kritikë ndaj PSG. Humbjet nga Covid + 300 milion; të ardhurat televizive në Francë -40%; dhe + 500 milionë paga? E papërballueshme”.
Në fillim të korrikut sulmi frontal dhe polemikat me Pep Guardiolan e Manchester City, tani i erdhi radha PSG-së.
Kreut të ligës spanjolle Tebas, nuk i pëlqejnë fare sheikët dhe ai nuk humb kurrë një mundësi për t’i sulmuar dhe për të vënë në dyshim korrektësinë e menaxhimit të shoqërisë nga të dy klubet.
Los clubs-estado son tan peligrosos para el ecosistema del fútbol como la Superliga. Fuimos críticos con la Superliga porque destruye el fútbol europeo y somos igual de críticos con el PSG. Pérdidas Covid +300M; ingresos de TV en Francia -40%; ¿y +500M en salarios? Insostenible.
— Javier Tebas Medrano (@Tebasjavier) August 31, 2021